Dyshja ministrore, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, kanë shkuar edhe një herë në pjesën veriore të Mitrovicës, kësaj radhe në ndërtesën e ish-Autoritetit të Përkohshëm, objekt i ish strukturave paralele serbe.

Vizitat e ministrave të Kosovës në veri janë bërë më të shpeshta në dy vitet e fundit, veçanërisht që nga kjo verë, kur me shpejtësi u morën në dorë ndërtesat në të cilat funksiononin institucionet serbe, shkruan Ballkani.info.

Kështu ata kanë vizituar ndërtesën e autoritetit të përkohshëm në Mitrovicë, të cilën policia e Kosovës e mbylli më 30 gusht të këtij viti në një aksion të sinkronizuar.

Se cili ishte qëllimi i vizitës së sotme të këtyre ministrave nuk dihet.

Përveç tyre, në këtë objekt ka qenë edhe kryetari i komunës së veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, i shoqëruar nga roje e tij.

Siç është bërë edhe praktikë, liderët e Demokracisë Serbe kanë protestuar me filikaqa në shenjë proteste për veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës.

Vizita e fundit e përbashkët e kësaj dyshe ishte në fillim të shtatorit, kur së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, vendosën gurthemelin për ndërtimin e shtëpive në Leposaviq. Shtëpitë zakonisht janë të destinuara për të kthyerit shqiptarë.

Ndërkohë disa herë erdhën veçmas në veri dhe herën e fundit javën e kaluar në përvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë. /Ballkani.info/