Kaçanik

Suspendohet polici që rrahu të miturin me aftësi të kufizuara në Kaçanik

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të Indeksonline, ku pjesëtari i PK-së, Rrahman Mani, bashkë me djalin e tij, e kanë rrahur fizikisht një të mitur i cili është me aftësi të kufizuara, në Kaçanik.

Në njoftimin e tyre thuhet se gjatë ditës së sotme ai është suspenduar si dhe janë duke u zhvilluar hetimet nga IPK-ja.

“Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar në portalin Indeksonline të titulluar ”Polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik”, njofton opinionin e gjerë se ndaj të njëjtit zyrtar (Rr. M.), stacioni policor në Kaqanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës. Vlen të potencohet se bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja“, thuhet në njoftimin e PK-së.

Skandaloze: Polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik (Video) – Ballkani.info