Suspendohet mësuesi nga Vushtrria, akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së gjashtë

Një mësues nga Vushtrria është suspenduar të enjten nga puna, meqë i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi u shpreh se do të ketë zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.