Surroi tregon se kur mund të rifillojnë bisedimet Kosovë- Serbi, flet edhe për taksën 100%

“Bisedimet nuk mund të rinisin, pa pasur Kosova konsensus të brendshëm të plotë për bisedimet”Kështu e ka filluar shkrimin e tij publicistja Flaka Surroi e cila ka komentuar deklaratën e shteteve të QUINT-it duke shtuar se vendi nuk mund një koncencus të tillë përderisa e ka një kryetar që e ka uzurpuar procesin e bisedimeve.

“E nuk mund ta ketë atë përderisa e ka një kryetar që e ka uzurpuar procesin e bisedimeve; përderisa Kosova nuk ka Qeveri; përderisa ende nuk e dimë se kur do të mbahen zgjedhjet…”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera ajo shkruan se vendi mund të rifillojë bisedimet vetëm atëherë ta kemi të qartë se nga jemi nisur.

“Kur ta kemi të qartë se nga jemi nisur, edhe mund të bisedojmë, dhe taksa gjë nuk pengon në këtë proces – është vetëm arsyetim i lodhtë i Serbisë për ta shpallur Kosovën jobashkëpunuese, përderisa vazhdon ta financojë sistemin paralel serb dhe ta prishë funksionalitetin e shtetit. Nuk duhet shumë vrojtim për ta parë të vërtetën”, ka përfunduar shkrimin e saj ajo.

loading…