Publicisti Veton Surroi ka reaguar pas deklaratve të mbrëmshme që i dha mbrëmë ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj në emisionin “Pressing” në T7.

Surroi ka thënë se ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli duhet t’i kërkojë famlje ambasadorit zvicëran në emer të qytetarëve për shkak të deklaratave të Pal Lekajt.

“Ministri i jashtëm i Kosovës duhet t’i kërkojë ndjesë ambasadorit zviceran në Kosovë , në emër të qytetarëve të vendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Deklarimi i një ministri të Qeverisë për largimin e ambasadorit është kundër marrëdhënieve të veçanta që ka Republika e Kosovës me Konfederatën Zvicerane dhe respektit e falëmnderimit që kanë qytetarët e Kosovës ndaj këtij vendi”, ka shkruar Surroi në Facebook

Ka shtuar se Deklarimi i ambasadorit Jean Humbert Lebet përshkroi formulën e thjeshtë të realitetit të hidhur të këtij vendi: taksapaguesi zviceran duhet të paguajë ujësjellës në Kosovë ngase paratë e taksapaguesit kosovar zhvaten e vidhen.

“Në traditën e këtij vendi dhe populli , fjalëve të mikut nuk u jepet përgjigja duke ia treguar derën e daljes por duke e ftuar që të bisedohet shtruar në ballë të oxhakut”, ka përfunduar Surroi.

Ndryshe, deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin Pressing të Televizionit 7 për largim të ambasadorit të Zvicrës pas deklaratës për veteranët ka ngjallur reagime në vend, e nuk janë të paktë ata që kanë kërkuar nga kryeministri shkarkimin e Lekajt. Madje në mesin e tyre hyjnë shumë fytyra të njohura publike.

Lekaj e ka konsideruar të papranueshme deklaratën e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet që kishte thënë në Skenderaj se shteti i tij po e ndërton ujësjellësin derisa Kosova po paguan veteranë të rrejshëm.

Tweet