Publicisti

Surroi i del krah ish ministrit Bushati, thotë se u sulmua edhe nga Thaçi e Pacolli

Publicisti Veton Surroi i ka dhënë përkrahje publike Ditmir Bushatit i shkarkuar nga pozita e Ministrinë të Punëve të Jashtme. Ka thënë se ish-kryediplomati shqiptar ka qenë i sulmuar nga Serbia, Thaçi, Pacolli e të ngjashëm.

Ditmir Bushati kishte dalë i pari për të kundërshtuar ndryshimin dhe korrigjimin e kufijve.

Sidoqoftë, Surroi ka fol fjalë të mira për njeriun që ka udhëhequr për pesë vjet diplomacinë shqiptare.

“Ditmir Bushati ishte në diplomacinë evropiane një zë i qetë, i vendosur dhe konsekuent në mbrojtje të interesave të shqiptarëve e të Kosovës jo vetëm atëherë kur këto qenë të sulmuara nga Serbia e aleatët e saj por edhe atëherë (apo sidomos atëherë) kur ato qenë të sulmuara nga kolegët e tij kosovarë (Thaçi, Pacolli e të ngjashëm)”, ka shkruar Surroi.