Veton Surroi

Surroi: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi nuk shkuan të luftojnë as në Beograd e Novisad por luftuan në shtëpinë e tyre

Publicisti Veton Surroi i ftuar në Ora News ka folur në lidhje me zhvillimet e Speciales dhe arrestimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Surroi ka thënë se as Hashim Thaçi as Kadri Veseli as Rexhep Selimi e as Jakup Krasniqi nuk shkuan të luftojnë as në Beograd as në Novisad por luftuan në shtëpinë e tyre.”

“Kemi mbërritur në një situatë që është jashtëzakonisht e çuditshme, një inverzion historik ku duket sikur përgjegjësia për luftën në Kosovë bie mbi njerëzit në Kosovë”

Surroi ka folur në lidhje edhe akuzat e Edi Ramës për Lulzim Bashën sa i përket rolit të tij në luftën në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo nuk i bën mirë Shqipërisë, as ambientit politik që kjo çështje të shfrytëzohet për luftën e brendshme politike.