LDK

Superylli i Kosovës, Edon Zhegrova e shijon suksesin e Shqipërisë me Lumir Abdixhikun

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova e kanë ndjekur së bashku ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë, duke i dhënë kështu përkrahje kombëtares shqiptare.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike, Paris Guri.

“Me dy kampionë, Lumirin dhe Edon Zhegrovën, duke e përkrahë Shqipërinë me këtë skuadër kampionesh” ❤️.

Ndryshe, ndeshja mes Kroacisë dhe Shqipërisë përfundoi me rezultat 2 me 2.