Superliga vazhdon sot me tre ndeshje tjera, vëmendja te Feronikeli-Ballkani

Superliga e Kosovës sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së 13-të.

Në orar për ditën e sotme janë tri ndeshje, të cilat fillojnë nga ora 13:00.

Nuk do dyshime se vëmendja e publikut kosovarë do të jetë në ‘Rexhep Rexhepi’, ku takohen Feronikeli dhe Ballkani.

Kampionët e Superligës presin skuadrën lidere që drejtohet nga Ismet Munishi.

Dy ndeshjet tjera që do të zhvillohen sot, janë Dukagjini – Prishtina dhe Trepça ’89 – Vushtrria.

loading…