Superliga, tri ndeshje të shtunën e tri të dielën

Të shtunën nis edicioni i ri në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, ka njoftuar FFK-ja.

Të martën është caktuar termini i ndeshjeve të xhiros së parë. Kështu të shtunën janë tri ndeshje e tri të tjera të dielën.

Ndeshjet e xhiros së parë fillojnë në orën 17:00. Kampioni Feronikeli nis mbrojtjen e titullit me përballjen rajonale ndaj Drenicës. Ndeshja luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Të shtunën është edhe derbi prishtinas mes Flamurtarit e Prishtinës, ndërsa në Podujevë takohen Llapi e Vushtrria.

Ndeshjet e së dielës janë: Drita – Ferizaj, Trepça ’89 – Gjilani dhe Dukagjini – Ballkani.