Gjatë ditës së sotme do të luhen ndeshjet e javës së 25-të në Superligën e Kosovës.
Vëmendja kryesore do të jetë pikërisht në super sfidën mes Ballkanit dhe Dritës, ndeshje e cila zhvillohet në Suharekë,.
Ballkani ka mundësi që të marrë kreun e tabelës në qoftë se arkëton pikë të plota ndaj Intelektualëve, mirëpo këta të fundit mund të thellojnë në 5 pikë diferencën e pikëve.
Përpos kësaj sfide, takim tjetër interesant do të jetë ai mes Feronikelit dhe Prishtinës, derisa Gjilani e pret Trepçën 89′ në stadiumin Agim Ramadani.
Një ndeshje e lehtë për Llapin pritet të jetë sfida e sotme me skuadrën e fundit në tabelë, FC Besa. Drenica dhe Arbëria do të luftojnë me njëra tjetrën për të siguruar mbijetesën.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orar të njëjtë, 13:00.







