Serie A

Super Juventusi, 8 ndeshje 24 pikë

Juventusi ka shënuar një tjetër fitore në Serie A.

Kampioni italian fitoi 0 me 2 si mysafire e Udineses në kuadër të xhiros së tetë për të vazhduar bilancin e qindpërqindtë.

Rodrigo Bentancur dhe Cristiano Ronaldo shënuan dy golat në këtë fitore.

Me 24 pikë pas tetë ndeshjeve, Juventusi shmanget në pozitën e parë, me nëntë pikë më shumë se Napoli që e ndjek.