Super gol i Loret Sadikut ndaj Beshiktashit (VIDEO)

Mesfushori kosovar, Loret Sadiku ka shënuar super gol në minutën e 11-të në ballafaqimin ndërmjet Kasimpasha dhe Beshiktashit.

Kosovari ka realizuar nga largësia, duke e mposhtur ish portierin e Liverpoolit, Karius, shkruan Ballkani.info.

Aktualisht rezultati është 1 me 0 në të mirë të Kashimpashas, ndërsa po luhet minuta e 22-të.

Kasimpasha është në vendin e dytë në renditje në superligën turke. /Ballkani.info/