Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka shënuar golin e dytë për Sparta Pragën që është duke fituar 3:0 ndaj Zlinit, në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit çek.

Rrahmani, i cili shënoi golin e parë në minutën e 31-të, shënoi edhe për 3:0 në minutën e 59-të.