Sulmuesit që hodhën vezë mbi Avdullah Hotin dalin se janë të afërmit e një deputeti

Zv.kryeministri i parë i Qeverisë Kurti, Avdullah Hoti, u sulmua të shtunën me vezë nga dy ose tre aktivistë politikë që i kërkuan mos-heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet dhe përpjekjen për t’i gjetur dhe intervistuar ata.

Ata i kanë thënë gazetës Ekspres se sulmuesit janë njerëz të afërt me njërin prej deputetëve të AAK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është gëzuar lajmin se dikush sulmoi Avdullah Hotin me vezë. Daut Haradinaj tha se kushdo që e ka sulmuar zyrtarin e qeverisë ka bërë mirë.

“Po i kërkojmë t’i intervistojmë”, ka thënë një hetues policor që po merret me hetimin e rastit.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftoj se: me të pranuar informatën për rastin, njësitë përkatëse të Stacionit Policor ‘Qendra’ kanë dal në vendngjarje, kanë filluar veprimet operative-hetimore, është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është inicuar rasti ‘Sulm’. Për të reja tjera rreth rastit u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.