Sulmuan me mjete të forta një person, arrestohen tre të dyshuar në Viti

Policia në Viti ka arrestuar të shtunën tre persona pasi dyshohet se të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Verban të Vitisë, ku tre të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën me mjete të forta.

Policia bën të ditur se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në ajër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

loading…