Sulm

Sulmuan fizikisht punëtorin e burgut, arrestohen tre burra dhe një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dje në Prishtinë, nën dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht një punëtor të burgut.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit (tre meshkuj dhe një femër), janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë / 08.04.2024 – 03:20. Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut). Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.

VIDEO BONUS: