Sulmon peshkaqeni, uji merr ngjyrë të gjakut – dëgjohen të bërtiturat e turistëve

Një sulm i një peshkaqeni të madh ka lënë turistët duke bërtitur në terror, ndërsa kanë parë që uji po merrte ngjyrë të gjakut.

Sipas mediave të huaja, familjet në bordin e një anije turistike që shikonin, dëshmuan se grabitqari i futi dhëmbët asaj që supozohet të ketë qenë një fokë.

Ndërkohë pamjet video të kapura nga kapiteni Theophilos Tsagkaris thuhet se tregojnë peshkaqenin nëpër sipërfaqen e ujit ndërsa sulmon gjitarët e pafuqishëm. E vëzhguesit mund të dëgjohen duke bërtitur.

Organizatori i turneut Jolly Breeze Tall Ship & Jolly Hurricane Jet Boat postoi videon në faqen e tyre të Facebook dje, ku tërhoqi mbi 20 mijë shikime brenda pak orëve.

Marjorie Sorour komentoi se ishte hera e tretë që ata kishin dëshmuar një sulm të tillë vetëm në gjashtë javët e fundit dhe gjithmonë ndodhte në të njëjtin vend.

Biologu i vjetër detar Nicole Leavitt-Kennedy tha se gjashtë speciet kryesore të peshkaqenëve banojnë në Gjirin e Fundy dhe pamje të ngjashme nuk janë një gjë e rrallë.

loading…