Arrestim

Sulmoi fizikisht një person në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht një person.

Rasti ka ndodhur në një lokal, rreth orës 21:45.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur derisa ishte duke qëndruar në një lokal kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.