Skenderaj

Sulmoi bashkëshorten kanadeze, arrestohet një burrë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:08.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze.

Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.