Sulmohet pronari i kafiterisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ka sulmuar viktimën nën një kafene në Dragash.

Viktima pas sulmit fillimisht ka marrë tretman mjekësor në QMF-Bresan, e më pas në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi, transmeton Ballkani.info.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Raporti i plotë i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje në kafiterinë e tij ka sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima pas sulmit fillimisht ka marrë tretman mjekësor në QMF-Bresan, e më pas në spitalin rajonal të Prizrenit. Viktima pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Ballkani.info/