Arrestim

Sulmohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën e parkingut për veturë, ka sulmuar fizikisht viktimën, biletashitësin mashkull.

Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.

Po ashtu gjatë sulmit fizik dhe rrahjes është dëmtuar edhe një automjet me tabela të huaja pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.