Sulmohet një familje në Kaliforni të ShBA-së, në mesin e të vdekurve edhe një foshnjë

Katër breza të një familjeje u vranë në Kaliforni, e njohur për policinë për aktivitete të lidhura me drogën.

Një nënë 16-vjeçare, djali i saj 10-muajsh, gjyshja dhe stërgjyshja e foshnjës ishin në mesin e viktimave, ka thënë policia dhe familja.

Shtëpia në Goshen ishte bastisur nga policia javën e kaluar. Policia thotë se është në kërkim të dy të dyshuarve të njohur për këtë gjë.

Në një konferencë shtypi të martën, Sherifi i Qarkut Tulare, Mike Boudreaux, nuk dha emrat e të dyshuarve, duke thënë se më pas ata mund të ikin.

Policia kishte kontrolluar banesën javën e kaluar dhe kishte gjetur sasi të marijuanës dhe metamfetaminës.

Gjashtë persona humbën jetën nga të shtënat të hënën, ndërsa tre persona mbijetuan.

“Asnjë nga këto nuk ishte rastësisht. Ishte e qëllimshme, e qëllimshme dhe e tmerrshme”, ka thënë Boudreaux.

Zyra e FBI-së në San Francisko është duke ndihmuar në hetim dhe një shpërblim prej 10,000 dollarësh është duke iu ofruar atij që jep informacione për kapjen e të dyshuarve, shkruan BBC.