Sulmohet me grushte e shkelma një kondukter në Prishtinë veç se i kërkoi një personi të vendos maskën

Mbrëmë në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, është sulmuar një kondukter i autobusit.

Viktima në Polici ka deklaruar se se  deri sa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.