Sulmohet me armë zjarri një veturë në Fushë Kosovë

Një person ka njoftuar se derisa ka qenë duke drejtuar e veturën, një i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të tij.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, dhe sipas tyre në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë.

VRASJE NË TENTATIVË /ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.10.2022 – 19:53. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë i dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar./Ballkani.info