Sulmi te xhamia/ Dëshmitari: Të plagosurit janë goditur dy herë, nuk besoj se e ka bërë me qëllim

Një nga personat që ka qenë në xhaminë “Dine Hoxha” ku dhe ka ndodhur sulmi që si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona ka thënë se nuk beson se 34-vjeçari, e ka bërë me qëllim sulmin.

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se stafi i xhamisë që drejtohet nga imami Ahmend Kalaja, nuk ka pasur probleme me asnjëherë me njeri dhe gjithmonë kanë qenë në shërbim të popullit.

Ai theksoi se të plagosur janë goditur nga dy herë me thikë duke shtuar se për fat të mirë këto të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kemi punuar 18 vite me ta në xhami, kemi kontribuar dhe sakrifikuar duke dhënë ndihma,  janë ato që kanë dhënë gjithçka për këtë popull. Ditë e natë u kemi shërbyer njerëzve në nevojë, pa përjashtim feje apo krahine. Kjo gjë nuk duhet të ndodhte e sidomos në një xhami ku në krye është Imami Ahmed Kalaja që prej vitesh është në ndihmë të popullit.

Inshalla është njeri i çmendur. S’ma merr mendja që është njëri i shtirur apo i etiketuar.  Ne s’kemi pasur probleme me njeri, s’na e ka mbyllur njeri derën. Uroj që të mos jetë dikush e ka me kast. Katër prej tyre janë në gjendje më të mirë, personi që ka qëlluar kishte qëlluar mbi dy herë tek personat. Njëri prej tyre që është në sallën e operacionit është me plagë të lehta.“- tha ai.

Rudolf Nikolli, autor i ngjarjes ka lënë të plagosur pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ka hyrë për të ndihmuar besimtarët. 

Autori aktualisht ndodhet në polici ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë konflikt çasti, sulm terrorist, apo autori ka qenë me probleme të shëndetit mendor.