Sulmi në xhami, kreu i KMSH: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja që lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak minuta më parë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Rudolf Nikolli, plagosi me thikë 5 besimtarë myslimanë, reagon kryetari i KMSH, Bujar Spahiu.

Spahiu i kërkon organeve përkatëse të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani.

Kryetari I KMSHU informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

Të plagosur nga sulmi mbetën:

Donald Koçi, rreth 35 vjeç,
Saba Peposhi, rreth 22 vjeç,
Mariglen Konja, rreth 24 vjeç,
Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç
Anri Tola, rreth 23 vjeç