Sulmi në portin e Odesës, Ukraina: Po punojmë që të rifillojmë transportin e grurit

Ukraina po vijon përpjekjet për të rifilluar eksportet e grurit nga Odesa dhe portet e tjera të Detit të Zi pas një sulmi me raketa një ditë më parë.

“Po vazhdojmë përgatitjet teknike për nisjen e eksporteve të produkteve bujqësore nga portet tona”, shkroi në Facebook,  Ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.

Transmetuesi publik Suspilne citoi ushtrinë ukrainase të thoshte se raketat nuk e kishin dëmtuar ndjeshëm portin.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka publikuar disa imazhe të cilat sipas tyre tregojnë shërbimet e urgjencës duke shuar zjarrin që pasoi sulmin me raketa.