Jordani

Sulmi në Jordani, tetë nga të plagosurit janë evakuuar, disa në gjendje kritike

Numri i ushtarëve amerikanë që janë plagosur pas sulmit në Jordani ka shkuar në 34.

Raportohet se tetë nga të plagosurit duhej të evakuoheshin për të marrë ndihmë mjekësore jashtë bazës, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se disa janë në gjendje kritike dhe se plagosurit po vlerësohen për lëndime të mundshme traumatike.