Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur lidhur me sulmin në Ibër-Lepenc dhe të dyshuarit për kryerjen e këtij krimi.

Maqedonci tha se duhet të pritet përfundimi i hetimeve. Sipas tij, të gjitha indikacionet janë se kryerësit e kësaj vepre kanë lidhje me strukturat që edhe më herët kanë operuar në vier.

“Megjithatë ne duhet të presim përfundimin e hetimeve. Indikacione dhe fakte në vazhdimësi janë duke u gjetur. Së fundmi gjatëk ontrolleve të realizuara nga policia janë gjetur edhe emblema të ushtrive ruse. Dominojmë jashtëzakonisht shumë emblemat e njësive ushtarake ruse. Mes tyre janë edhe emblema të reja të forcave parashutiste që kanë zbarkuar në Prishtinë më 1999. Por nuk janë të asaj kohe, janë të dizajnuara rishtas”, ka thënë Maqedonci.

“Të gjitha indikacionet në bazë të zhvillimeve dhe hetimeve të fundit, po dërgojnë në lidhje të këtyre grupeve me struktura që edhe më herët kanë operuar në veri të vendit”, ka shtuar ai në Klan Kosova.