Pasditen e djeshme në Fushë Kosovë, ka ndodhur një përleshje mes policisë dhe shtatë personave. Përleshje e cila nisi pasi njëri nga të dyshuarit nuk përfilli policinë derisa ky po i shqiptonte një tiketë dënimi.
Të dyshuarit sulmuan një polic, derisa u desht një ndërhyrje më e ashpër nga ana e policisë që të qetsohet gjendja, ku njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve.
“Është raportuar se dy zyrtarët policor derisa ka qenë duke shqiptuar një tiketë kundërvajtje, janë sulmua fizikisht nga shtatë të dyshuar meshkuj Kos. Raportohet se njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve. Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët dhe tre të dyshuar. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK”, bëri të ditur policia.
Me vendim të prokurorit pesë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit të dyshuar i janë gjetur disa armë, ndërsa i njëjti është arrestuar për tentim vrasje.
“Raportohet se gjate kontrollit ne shtëpinë e te dyshuarit mashkull Kos. janë gjetur dhe konfiskuar , një revole Bereta, dy karikator, 19 fishek te kalibrave te ndryshëm, një shufër metalike dhe një boks hekuri. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar ne mbajtje për rastin Tentim Vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.







