Sulmi në Capitol, dënohet ish-polici që goditi me shtizë një nga oficerët

Një oficer në pension i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut është dënuar me 10 vjet burg për sulmin ndaj Capitol Hill në SHBA.

Ai u dënua edhe sepse sulmoi me shtizë flamuri një nga oficerët e policisë. Deri tani rreth 250 persona janë dënuar për veprimet e tyre gjatë trazirave të 6 janarit 2021, kur mbështetës të Donald Trump donin të kundërshtonin certifikimin e fitores së Joe Biden.

Më 6 janar të vitit 2021 disa protestues kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të përmbysur humbjen e Trumpit në zgjedhje.

Trump i ka përgëzuar publikisht ata që kanë sulmuar ndërtesën, por mohon çdo akuzë lidhur me trazirat.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur vetëm hetime penale për atë që ka ndodhur më 6 janar./Euronews.al