Adriatk Kelmendi, autori i emisionit “Rubikon”, ka folur për intervistën e tij me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që e ka zhvilluar në dhomat e paraburgimit në Hagë, dhe, ndonëse nuk tregoi ende përmbajtjen e intervistës, dha disa fjalë.
Pyetur nga Klan Kosova se çfarë ka thënë Hashim Thaçi për sulmin paraushtarak dhe terrorist në Banjskë, Adriatik Kelmendi tha se Thaçi ishte “i mirëinformuar” dhe se ka dhënë “porosi të qartë”; por edhe “pikëpyetje domethënëse”.
“Flet për të gjitha, ka çka të thotë. Është shumë i informuar. Thotë se informohet kryesisht nga mediat ndërkombëtare që të ketë edhe një distancë nga debatet e brendshme, por ka mendim të qarët dhe porosi të qartë.
Nuk po futem në specifika, se është herët. Por, kur të del intervista shihet se ka mendim të qartë, dhe ngre pikëpyetje edhe domethënëse se çka ka ndodhur”, tha Kelmendi.







