Irani ka gjuajtur më shumë se një duzinë raketash balistike në dy baza irakiane që strehojnë trupat amerikane në një sulm hakmarrjeje për sulmin me dronë amerikan që vrau një gjeneral të lartë iranian.

Sipas DailyMail, baza ajrore e Ayn al Asad në Irakun perëndimor që u vizitua nga Donald Trump në dhjetor të vitit 2018 dhe baza e Erbilit u goditën të dyja nga raketat.

Pentagoni thotë se raketat ishin ‘lëshuar qartë nga Irani’ për të synuar forcat ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.

Nuk u bë e qartë menjëherë për të lënduar apo të vrarë, por burimet e sigurisë i thanë CNN se kishte viktima në bazën ajrore Al Asad.