Sulmi me raketa në Kiev, shkon në 10 numri i të vdekurve dhe 60 të plagosur

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një valë sulmesh me raketa ruse në të gjithë Ukrainën të hënën, sipas skynews.

Policia ukrainase tha se të paktën 60 persona u plagosën, megjithëse ka të ngjarë që numri të rritet.

Më herët, autoritetet në Kiev thanë se tetë persona kishin humbur jetën.

Ndërkohë, Rusia ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet që tronditën kryeqytetin ukrainas të hënën. Deri më tani, disa qytete të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve, për të cilat Ukraina thotë se kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike dhe civilët.