Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se një polic është vrarë mbrëmë në Loznicë të Serbisë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, raporton Nova.
Bëhet e ditur se forca të rënda policore janë vënë intensivisht në kërkim të autorit, për të cilin RTS raporton se në vendin e ngjarjes policia gjeti pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajrizi (1991).
“Sonte rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipniqki Shor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës kanë ndaluar një Mercedes me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona”.
“Kur ka dalë nga automjeti, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Kërsmanoviq (1990) në gjoks dhe polici Vjekoslav Iliq (1974) në shpatull, dhe pastaj ka ikur”, Deklaroi Daçiq.
Më tej bëhet e ditur se të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Kërsmanoviq iu nënshtrua plagëve të marra.







