Igli Hasani

Sulmi i Hamasit në Izrael, Hasani: Shqipëria e dënon ashpër, të vendosur kundër terrorizmit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka dënuar sulmin e ndërmarrë nga Rripi i Gazës me mijëra raketa në Izrael.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Hasani.

Ministria njofton se sipas të dhënave të deritanishme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet në Izrael.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601 ”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.