Sulmi i autobusit në Deçan, reagon kryeministri maqedonas, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar pas sulmin me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Kosovës, ku jetën e humbën shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë. Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura”, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.

Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa një është plagosur. Dy nga të vdekurit janë nxënës, ndërsa personi i tretë është shoferi i autobusit.