“Sulmi fizik në konsullatë”, motra e Ganimete Musliut i reagon Konjufcës: Qasja juaj është për keqardhje!

Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit e përmendi në seancën e sotme parlamentare.

“Motrën tuaj se kam gjykuar për nga prejardhja e saj. Në vendimet që i kam marrë vitin e kaluar, ka qenë sulmi fizik në konsullat dhe fakti se për 9 vite nuk është kthyer në Kosovë e kjo është shkelje”, ka deklaruar Konjufca.

Ndërsa, diplomatja ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook. Ajo ka përmendur tri pika që përfshijnë personalitetin e saj.

May be an image of Fatmire Musliu and smiling

Postimi i plotë:

I nderuar kryeparlamentar, Z. Konjufca,

Unë, Fatmire Musliu, Diplomate e Republikës së Kosovës, deklaroj publikisht se:

1.  asnjëherë nuk kam qenë subjekt i ndonjë komisioni disciplinor brënda MPJD-së.

2.  asnjëherë nuk e kam sulmuar askënd fizikisht. As në Konsullatë dhe as në

Ambasadë.

3. Asnjëherë nuk e kam refuzuar kthimin tim në MPJD. Thjeshtë nuk kam pasur vendim për kthim. Dhe shërbimi i jashtëm, lëvizja rotative, nuk është shkelje e ligjit.

Qasja Juaj ndaj meje është për keqardhje.

Kurse qasja juaj ndaj diplomacisë së vendit tonë është krim.

Une jam krenare për vetën dhe për prejardhjen time. Uroj që edhe Ju të mund të ndieheni rehat me vetën tuaj.

Nuk po shkruaj për gjendjën në të cilën e keni katandisur MPJD-në sepse jam edukuar që shtēpia nuk shahet. Për shtëpi punohet.