Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe në Gaza, ka raportuar Associated Press të shtunën.
Sulmi i së premtes në një ndërtesë në qytetin e Gazës ishte ndër më vdekjeprurësit e luftës Izrael-Gaza, ka thënë Mahmoud Bassal, zëdhënës i departamentit të Mbrojtjes Civile të Gazës.
Bassal dha një listë të pjesshme të emrave të të vrarëve – 16 kryefamiljarë nga familja Mughrabi – dhe ka shtuar se të vdekurit përfshinin gra dhe fëmijë.
Midis tyre ishte Issam al-Mughrabi, një punonjës i Programit të Zhvillimit të OKB-së, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre.







