Avdullah Hoti

“Sulm terrorist, me aleatët t’i gjejmë dhe dënojmë kriminelët”: Hoti reagon pas vrasjes së policit

Pas vrasjes së policit kosovar në fshatin Banjskë të Zveçanit nga grupe të armatosura rëndë dhe të maskuar ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të të ndjerit.

“Ky sulm terrorist mbi Policinë e Republikës së Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, që sigurisht mbështeten nga fqinji verior, përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit”.

Postimi i plotë:

Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të policisë për rreshterin që humbi jetën në krye të detyrës në përballje me krimin. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Ky sulm terrorist mbi Policinë e Republikës së Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, që sigurisht mbështeten nga fqinji verior, përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët, SHBA dhe BE, në gjetjen dhe dënimin e kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre. Me maturi dhe vendosmëri, si dhe në koordinim me aleatët, duhet të evitohet përshkallëzimi i gjendjes, e cila iu intereson këtyre strukturave kriminale.