Sulm helmues në një Universitet në Gjermani: Shtatë persona të helmuar, njëri në gjendje kritike

Policia beson se dikush helmoi me dashje me qumësht dhe ujë në një aneks kuzhine në Universitetin Teknik të Darmstadt. Shtatë persona kanë simptoma helmimi, dhe njëri është në gjendje kritike.

Siç thuhet, ka gjithnjë e më shumë indikacione se ky është një sulm. “Ne jemi të tronditur nga krimi i dukshëm që ndodhi në universitetin tonë”, tha rektorja e universitetit Tanja Brill.

Sipas policisë, të hënën, shtatë studentë dhe punonjës u transferuan në spitale sepse ndiheshin keq dhe kishin një ndryshim të ngjyrës në duar dhe këmbë. Të gjithë më parë hëngrën ose pinë diçka në të njëjtën aneks kuzhine, e cila është e arritshme për të gjithë, ku ushqimi ruhet në frigoriferë të përbashkët, raportontheguardian.

Policia beson se disa pako qumështi dhe gallon uji u helmuan me një substancë të panjohur aktualisht dhe siç thuhet, lëngjet kishin një “erë të fortë”. Vetëm analizat laboratorike, të cilat mund të kërkojnë kohë, do të tregojnë se çfarë lloj substance është.

Ndryshe, ushqimet dhe pijet e tjera të disponueshme në kampus gjithashtu po hetohen.