Video

“Sulltani i nanës” – takimi me përplotë emocione i Ardit me nënën e tij 

Ardi sonte ishte njëri prej banorëve që për publikun e Big Brother VIP Kosova 2 me një rrëfim interesant e ka ndarë jetën e tij jashtë shtëpisë më të madhe në vend.

Ai ka treguar se është një djalë i vetëm dhe i ka katër motra, pos kësaj këngëtari u foli për eksperiencën e pjesëmarrjes në “The Voice”, e deri te vështirësitë për të pasë suksesin që e ka tani në karrierën e tij si këngëtar.

Pas krejt këtyre që u shfaqën atij i erdhi një befasi nga Vëllai i Madh, pasi erdhi nëna e tij për ta takuar.

E ky takim zgjon emocione të shumta nga marrëdhënia që e kanë nënë e bir. Njëra prej fjalëve që nëna e Ardit iu drejtua atij ishte “Sulltani i nanës”./Klankosova.tv

BONUS VIDEO: Akili i Portokallisë i ka dy fjalë për Elvana Gjatë