Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi bashkë me organizatorët e HardhFest, pritën sot në Shtëpinë Ndërkombëtare të Verës për një vizitë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

“Takimi ishte i ngrohtë dhe u karakterizua me diskutime rreth Festivalit të Vjeljes së Rrushit, por edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes SHBA-së dhe Kosovës. Znj. Prattipati e falënderuam për mbështetjen e madhe dhe të fuqishme si dhe për nevojën e madhe që kemi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, ka shkruar Latifi.

HardhFest tashmë ka thyer të gjitha rekordet e pjesëmarrjes, duke e vendosur Rahovecin në hartën e madhe të festivaleve dhe vizitorëve. /Ballkani.info/