Patrick Da Costa

Suhareka e zyrtarizon ish-futbollistin e Zuerichut

Sulmuesi Patrick Da Costa është afrimi më i ri te skuadra e Suharekës.

Suhareka të shtunën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje dyvjeçare me 27-vjeçarin.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin anësor Patrick Da Costa i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi”, shkruan në njoftimin e klubit suharekas.

Da Costa si futbollist është zhvilluar në kampionatin zviceran. Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura zvicerane si Zuerichu.

Së fundmi ishte pjesë e skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit zviceran Juventus Zuerich.