Suedia nuk shënon asnjë të vdekur nga virusi për 24 orë, për herë të parë nga 13 marsi

Asnjë viktimë e koronavirusit nuk është shënuar gjatë 24 orëve të kaluara në Suedi. Kjo ndodhi për herë të parë nga 13 marsi.

Qasja e Suedisë ndaj pandemisë, kryesisht për shkak të masave të buta që janë marrë, është kritikuar si e rrezikshme. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përmendur këtë metodë si model të së ardhmes.

Javën e kaluar, Suedia e regjistroi shkallën më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi për një mijë banorë në Evropë. Kjo statistikë qëndroi për një periudhe 7-ditore, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, Suedia i ka regjistruar 4,395 të vdekur nga koronavirusi dhe 37,542 të infektuar.

Shtetet më të prekura në Evropë nga sëmundja e re janë Britania, Franca, Spanja dhe Italia, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë, si për numrin e viktimave, ashtu edhe për atë të të infektuarve.