Substanca radioaktive, helmime me agjendë nervor, si i eliminon zërat kritik të Kremlinin presidenti rus

Gjatë 20 vjetëve të pushtetit të presidentit rus, Vladimir Putin, ka pasur shumë raste kur kundërshtarët e hapur të Kremlinit dyshohen se janë helmuar, ndonjëherë me pasojë vdekjen.

I fundit që u helmua, Aleksie Navalny, ishte dërguar në Berlin për shërim të mëtutjeshëm. Dhe, nuk është hera e parë që kundërshtarët e Putinit helmohen për vdekje, duke shuar zërin kritik ndaj qeverisjes së tij të korruptuar. Aleksie Navalny, gusht 2020 dhe korrik 2019 Një kritik i hapur i Kremlinit së fundi u shtrua në kujdesin intenziv në Siberi, pasi u sëmur.

Zëdhënësi i tij dyshon se ai është helmuar. Ai filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë. Navalny, edhe më herë kishte dyshuar se është helmuar. Në korrik të vitit 2019, udhëheqësi i opozitës ruse u trajtua në një spital të Moskës për shkak të një sëmundjeje të panjohur. Navalny vazhdon të dyshojë se ishte helmuar nga autoritetet, ndërsa mjekët thanë se ishte “një reagim akut alergjik”.

Më vonë nga analizat që iu bënë në Gjermani u vërtetua se lideri i opozitës ruse ishte helmuar me helm të kohës së ish-Bashkimit Sovjetik, i quajtur Noviçok. Kancelarja gjermane propozoi sanskione pas këtij fakti, e që debati ende po vazhdon për shtypjen e opozitës ruse. Pyotr Verzilov, shtator 2018 Ky aktivist kundër Kremlinit u dërgua në spital pasi u sëmur rëndë. Sipas mjekëve të tij në Gjermani, ai me gjasë është helmuar. Verzilov u lëshua nga spitali dy javë më vonë, por Rusia kurrë nuk e pranoi se ka diçka lidhje me të.

Sergei Skripal, mars 2018 Ish-agjenti i dyfishtë rus dhe vajza e tij, Yulia, u helmuan në Mbretërinë e Bashkuar me agjentin nervor të epokës Sovjetike – Novichok. Të dy u shëruan pas një trajtimi të gjatë mjekësor. Vladimir Kara-Murza, maj 2015 dhe shkurt 2017 Ky kritik i Kremlinit u shtrua në spital dy herë brenda dy vjetësh, në maj të vitit 2015 dhe në shkurt të vitit 2017. Murza me sa duket u shtrua si rezultat i helmimit nga një toksinë e panjohur.

Aleksandr Litvinenko, nëntor 2006 Litvinenko, një ish-oficer i inteligjencës dhe kritik i zëshëm i Kremlinit që iu dha azili në Britani, vdiq pasi u takua me agjentët e ish KGB-së në një hotel në Londër. Hetuesit e SHBA-së më vonë konstatuan se ai ishte vrarë, pasi çaji i tij ishte helmuar me substancën radioaktive polonium-210. Roman Tsepov, shtator 2004 Ky biznesmen nga Shën Petersburgu me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, vdiq nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga rrezatimi i një substance misterioze.

Ende nuk ka ndonjë përfundim për shkakun e vdekjes së tij, por kritikët e Putini vlersojnë se prishja e raporteve qoi në vdekjen e Tsepov. Anna Politkovskaya, shtator 2004 Gazetarja hulumtuese ruse, Anna Politkovskaya, u sëmur pasi piu çaj gjatë një fluturimi.

Toksina që i shkaktoi asaj përkeqësim të gjendjes shëndetësore nuk është identifikuar kurrë. Dy vjet më vonë, Politkovskaya u qëllua për vdekje. Yury Shchekochikhin, korrik 2003 Ky gazetar hulumtues dhe ligjvënës i mirënjohur vdiq nga një sëmundje misterioze, duke shfaqur simptoma të një reaksioni të rëndë alergjik. Të dhënat e tij mjekësore nuk u bënë asnjëherë publike.