Suarez proteston, Manolas i kujton natën e përmbysjes në “Olimpico”

Barcelona ka fituar 4-0 miqësoren e luajtur në Michigan kundër Napolit.

Një nga protagonistët e ndeshjes ka qenë Luis Suarez, por jo vetëm për dy golat e shënuar.

Uruguaiani, në fakt, ka pasur një fërkim me mbrojtësin e Napolit, Kostas Manolas, gjatë ndeshjes.

Pas disa protestave të ish-sulmuesit të Liverpoolit, greku i është afruar duke i treguar numrin 3 me dorë, një referim i qartë për përmbysjen e jashtëzakonshme të Romës dy vite më parë në Champions League, kur verdhekuqtë mundën 3-0 spanjollët në “Olimpico” dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.

https://tiger.cdnja.co/v/gk/gKVJ.mp4?secure=IfVTWzoBmt9OQ7XkxGRh2w&expires=1565526600

loading…