Stuhia në Kanada| Kryeministri Trudeau anuloi vizitën në Japoni, Kurtit nuk ia “ndjeu” për grevën e mësimdhënësve dhe nxënësit

Kryeministri kanadez Justin Trudeau anuloi udhëtimin e tij në Japoni për funeralin shtetëror të ish-kryeministrit Shinzo Abe, pasi stuhia “Fiona” goditi rajonin e Atlantikut, duke ndërprerë energjinë për më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe duke i detyruar banorët të strehohen nga stuhia.

Duke folur në një konferencë shtypi në Otava të shtunën, Trudeau u tha gazetarëve se qeveria ka premtuar ndihmë federale për provincat e prekura.

“Rimëkëmbja do të jetë një përpjekje e madhe. Ne do të jemi atje për të mbështetur çdo hap të rrugës.”, tha ai.

Por ndryshe nga kryeministri kandez, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk i bëri përshtypje kriza e rëndë ekonomike e energjetike dhe greva në arsim në vendin e tij.

Ai i la pa asnjë zgjidhje mbi 300 mijë nxënës kosovarë të cilët gjatë tërë muajit nuk kanë shkuar në shkolla për shkak se mësimdhënësit e tyre janë në grevë me kërkesën që t’u ndahen nga 100 euro në muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave për shkak të krizës ekonomike. /Demokracia.com/