Tre njerëz kanë mbetur të vdekur në Greqi, si pasojë e një stuhie të rrallë që ka përmbytur zonat në qendër të vendit.
Trupi i një burri u gjet nën një çati të shembur pranë Karditsa, tha Agjencia e Lajmeve e Athinës, një ditë pasi Stuhia Ianos përmbyti shtëpitë dhe rrugët.
Një grua e moshuar gjithashtu u gjet e vdekur në një shtëpi të përmbytur në Farsala, dhe një bari 63 vjeçar vdiq – gjithashtu në Karditsa.
Stuhia gjithashtu rrëzoi pemët dhe anijet në ishujt Jon, duke goditur plazhet idilike në vende të tilla si Zakynthos dhe Kefalonia dhe duke shkaktuar një gjendje të jashtëzakonshme ndërsa kishte ndërprerje të energjisë elektrike.
Tani po bëhet një pastrim në Karditsa, ku rreth 5,000 shtëpi u përmbytën.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të vizitojë zonën në ditët në vijim dhe ka premtuar ndihmë ekonomike.
Autoritetet greke thanë se ata morën rreth 2,500 thirrje emergjente gjatë stuhisë.











